Sot, nesër dhe pasnesër regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, nesër dhe të premten, në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.

“SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se nga data 5 deri më 7 mars (e mërkurë, e enjte dhe e premte) për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, thonë nga SPB Shkup.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

The post Sot, nesër dhe pasnesër regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy