
Pas mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një deklaratë për mediat informoi se sot nëntë pacientë nga institucionet shëndetësore në Shkup do të lirohen për trajtim në shtëpi, ndërsa tetë pacientë të tjerë po kthehen nga jashtë.
“Aktualisht, gjithsej 24 pacientë po trajtohen në institucionet shëndetësore në Shkup, nga të cilët 7 në Qendrën Klinike, 6 në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri”, 8 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe 3 në spitale private. Prej tyre, sot 9 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi. Po ashtu, nga jashtë sot kthehen 8 pacientë, nga dy prej Austri, Belgjikë, Turqi dhe Kroaci. Kemi njoftime edhe për kthimin e pacientëve të tjerë, e rëndësishme është që të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme dhe të mirë, përveç katër pacientëve që janë në gjendje kritike, por që kanë përmirësim krahasuar me ditën e djeshme
2, informoi ministri Taravari.
Aktualisht, njoftoi ai, në qendrat mjekësore jashtë vendit po trajtohen 108 pacientë, ndërsa gjatë ditës së djeshme u kthyen pesë pacientë.
“Po marrim gjithnjë e më shumë të dhëna për pacientë që janë ekstubuar, që janë transferuar në reparte të tjera ose që kanë në plan ndërhyrje kirurgjikale nga kirurgët plastikë. Shpresojmë që në ditët në vijim gjithnjë e më shumë pacientë të kthehen në vend”, theksoi Taravari./Telegrafi/
The post Sot nëntë pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi, tetë të tjerë kthehen nga jashtë me gjendje shëndetësore të përmirësuar appeared first on Telegrafi.