Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj mbledhjen e 42 në rend dite të së cilës do të jenë pyetjet e deputetëve.
Seanca për pyetje të deputetëve si zakonisht mbahet çdo të enjte të fundmuajit, ndërkohë që përparësi në shtrimin e pyetjeve deri tek kryeministri dhe ministrat kanë deputetët opozitarë.
Ndërkohë Kuvendi me fillim prej orës 11:00 do të mbajë edhe seancën plenare të 42-të me radhë. Mbledhje do të mbajnë edhe Komisioni kushtetues dhe Komisioni për çështje dhe emërime.
Ndërsa para kësaj, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në orën 10:00 do të ketë takim joformal me gazetarët./Telegrafi/
Advertisement
The post Sot në Kuvendin e Maqedonisë mbahet seanca për pyetjet e deputetëve appeared first on Telegrafi.