
Kryetari i këshillit komunal të Koçanit ka caktuar seancën për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës kryetar komune, duke zëvendësuar Ljupço Papazov.
Ndonëse komuna ka nënkryetar Mirçe Stojkov nga grupi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, vlefshmëria e nënshkrimit të tij është në dyshim. Kjo e ka ngadalësuar punën e gjithë administratës komunale, e po ashtu është e pamundur që të gjithë punëtorët në institucionet nën juridiksionin e Koçanit të paguhen me rroga, si në çerdhe dhe shkolla.
Ndryshe, pas koordinimit është arritur marrëveshje nga LSDM-ja opozitare që të përkrahet kandidati që do ta propozojë OBRM-PDUKM-ja.
Koçani ka qenë pa kryetar komune për gati një muaj pasi Papazov fillimisht dha dorëheqjen, ndërsa më pas u arrestua për tragjedinë në diskotekën “Pulse”./Telegrafi/
The post Sot në Koçan pritet të zgjidhet ushtrues detyre kryetar i komunës appeared first on Telegrafi.