Sot mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina kineze në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës i dha donacion Maqedonisë së Veriut 100 mijë vaksina “Sinofarm” që do të mbërrijnë sot.

Donacionin, para depos për vaksina në poliklinikën “Jane Sandanski” do ta dorëzojë ambasadori kinez në Maqedoni, Yang Su, ndërsa të pranishëm do të jenë ministrja Sheqerinska dhe ministri Filipçe.

Dërgesa e donacionin është bërë me takimin e Sheqerinksës me ministrin kinez të Mbrojtjes, gjeneralin Vei Fenge gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, në fund të muajit maj në Maqedoninë e Veriut arritën 200 mijë vaksina “Sinofarm” që Qeveria i bleu nga prodhuesi kinez, ndërsa janë paralajmëruar edhe 500 mijë vaksina “Sinovac”./Telegrafi/

Advertisement

The post Sot mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina kineze në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy