Dy protesta do të mbahen sot për vdekjen e vajzës së re Frosinës.

Protesta e parë do të organizohet në sheshin e Kavadarit, në orën 12:00.

Tubimi i dytë do të mbahet në ora 17:00, para Sallës Universale në Shkup.

Iniciativa “Kush është Tjetër” thotë se “Rasti i Frosina Kulakovës nuk është i izoluar, të njëjtat raste të vozitjes së pakontrolluar janë përsëritur prej vitesh, mosndëshkimi dhe humbjet e pajustifikuara të jetëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të frustruar nga situata që nuk ndryshon, ne bëjmë thirrje për një shprehje të revoltës civile”.

“Protesta synon të trajtojë tre çështje kryesore:
1. Mosfunksionim i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve në konflikt me ligjin
2. Siguria e pamjaftueshme në qytete
3. Glorifikimi i sjelljes devijuese

Lidhjet në sistemin e punës me fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin nuk funksionojnë.

Institucionet nuk veprojnë në mënyrë të koordinuar për të identifikuar të rriturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin dhe ata që tashmë janë identifikuar nuk marrin kujdesin funksional për t’i zhvilluar ata në qytetarë të dobishëm dhe të ndershëm të shoqërisë. “Përveç kësaj, infrastruktura urbane nuk siguron sigurinë e nevojshme”, thuhet ndër të tjera në postimin “Kush është tjetër”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Katër ditë më parë, 22-vjeçarja Frosina Kulakova u përplas nga njëzet vjeçari Vasil Jovanov, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe kaloi në semafor të kuq, teksa po kalonte një vendkalim për këmbësorë në rrugën “Arradhat partizane”.

20-vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për vdekjen e Frosinës i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa paraprakisht ka qenë i akuzuar për vepra penale për një tjetër aksident trafiku dhe për përdorim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Qindra qytetarë ndezën qirinj dhe vendosën lule para fotografisë së Frosinës në një tubim paqësor të premten, dhe më pas marshuan drejt Gjykatës Penale të Shkupit, ku thirrën “Vrasës” me duar të lyera me ngjyrë të kuqe.

The post Sot mbahen dy protesta për vdekjen e Frosinës, 22 vjeçares e cila u aksidentua në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";