Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1350 testime për coronavirus, ndërsa 162 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-75, Kumanovë-14, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-1, Veles-2, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-2, Gjevgjeli-3, Strumicë-10, Kriva Pallankë-3, Radovish-4, Koçan-12, Probishtip-1, Valandovë-1, Vinicë-2, Shën Nikolla-1.

Janë regjistruar edhe katër viktima, tre nga Shkupi (55, 80 dhe 81) dhe një nga Shtipi (81).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i të infektuarve arrin në 18.138, prej të cilëve 15.068 janë shëruar, ndërsa 743 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.327./Telegrafi/

The post Sot katër viktima dhe 162 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.