Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informoi se sot si pacientë të shëruar nga COVID-19 janë regjistruar gjithsej 573.
Prej tyre nga Shkupi janë 350, Kumanova-19, Tetova-10, Prilep-36, Gostivar-9, Shtip-8, Manastir-7, Veles-17, Strumicë-15, Kavadari-28, Koçani-9, Kërçova-1, Shën Nikolla-4, Gjevgjelia-6, Negotinë -12, Dibër-8, Resnjë-5, Kriva Pallanka-1, Radovish-6, Probishtip-3, Vallandovë-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Bogdanci-2, Kratova-1, Krusheva-9, Demir Kapija-1.
Me këto raste, numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar “betejën” me coronavirusin në RMV është 78.727.
Ndërsa sipas statistikave zyrtare nga MSH, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 90.717, prej të cilëve edhe 2.791 persona kanë ndërruar jetë.
MSH gjithashtu njoftoi se sot (25 janar) janë regjistruar vetëm 63 raste të reja, kurse numri i rasteve aktive është 9.199./Telegrafi/
The post Sot janë shëruar 573 pacientë, ulet numri i rasteve aktive me COVID-19 në RMV appeared first on Telegrafi.