Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1507 testime për coronavirus, ndërsa 88 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-23, Kumanovë-8, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-2, Strugë-11, Veles-2, Manastir-3, Ohër-8, Kavadar-1, Gostivar-4, Strumica-1, Makedonski Brod-4, Vinicë-2, Shën Nikollë-2, Kërçovë-2.
Kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë, prej tyre dy nga Shkupi, një nga Gostivari, një nga Tetova dhe një nga Shtipi.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 113 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11.289, prej të cilëve 7221 janë shëruar, ndërsa 511 kanë ndërruar jetë. Raste aktive për momentin janë 3557./Telegrafi/
The post Sot gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.