Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 677 testime për coronavirus, ndërsa 63 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-37, Kumanovë-4, Tetovë-1, Gostivar-1, Shtip-2, Manastir-1, Veles-1, Ohër-2, Kavadar-5, Strugë-1, Shën Nikollë-1, Kriva Pallanka-1, Berovë-2, Dellçevë-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Pehçevë-1.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa ISHP ka regjistruar 573 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 90.717, prej të cilëve 78.727 janë shëruar, ndërsa 2.791 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 9.199./Telegrafi/
The post Sot gjashtë viktima dhe 63 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.