
Sot, gjashtë pacientë po kthehen nga jashtë, pesë nga Serbia dhe një nga Italia. 6 pacientë po kthehen në vend pas trajtimit jashtë shtetit, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Pesë prej tyre janë nga Serbia (3 nga Qendra Klinike e Nisht dhe 2 nga VMA Beograd). Gjithashtu, një pacient po kthehet nga Italia. Ata do të pranohen në institucionet shëndetësore nga ku janë dërguar dhe sipas lëndimeve të tyre.
Sa i përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende jashtë shtetit, disa prej tyre kanë shënuar përmirësim, ndërsa disa të tjerë mbeten të intubuar dhe në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në institucionet shëndetësore të vendit mbeten 16 pacientë në gjendje të mirë të përgjithshme, ashtu si edhe gjatë ditës së djeshme – gjashtë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, si dhe katër në spitalet private”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Nga MSH thonë se vazhdojnë të ndjekin me kujdes gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, duke u përkushtuar për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga aksidenti në Koçan./Telegrafi/
The post Sot, gjashtë pacientë nga të lënduarit në Koçan po kthehen për mjekim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.