Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot duhet të fillojë gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup fillimisht ngriti akuza kundër katër personave, e më pas edhe ndaj të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski, i cili ishte në pritje të ekstradimit nga Turqia, për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutal të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74 vjeçari Pançe Zhezovski nga Velesi.
Gjykata Themelore Penale i miratoi akuzat në tërësi dhe me kërkesë të Prokurorisë i bashkoi në një procedurë në të cilën përveç Palevskit, të akuzuar janë edhe Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.
Lidhur me këtë rast dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit do të zhvillohet procedura veçmas.
Vanja e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.
The post Sot fillon gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes appeared first on Telegrafi.