Sot do të mbahet seanca konstituive e përbërjes parlamentare 2024-2028 në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në orën 11:00 në Kuvend duhet të fillojë seanca në të cilën duhet të konstituohet përbërja e re parlamentare. Në rendin e ditës të seancës janë katër pika, përkatësisht zgjedhja e Komisionit Verifikues, Verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, zgjedhja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat maksimumi tri ditë dhe Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas njoftimeve për kryetar të Kuvendit do të propozohet Afrim Gashi nga Alternativa, pjesë e koalicionit Vlen.

Kuvendi do të ketë 120 deputetë, por në seancë pritet të marrin pjesë vetëm 118 për shkak se mandatet e tyre tashmë janë konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe atyre u janë lëshuar certifikatat. Procedurat e ankimimit janë ende në vazhdim për dy mandate që u rivotuan të mërkurën e kaluar.

Në përbërjen e re parlamentare koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka më së shumti deputetë – 58, koalicioni Për një të ardhme evropiane të udhëhequr nga LSDM ka 18 deputetë, koalicioni i Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI ka po aq deputetë 18. koalicioni Vlen ka 14, partia e Majtë gjashtë dhe ZNAM gjashtë deputetë.

The post Sot do të mbahet seanca konstituive e përbërjes parlamentare 2024-2028 në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy