Sot dhe nesër mbahet takimi i parë i grupit punues maqedono-bullgar për ekonomi, tregti dhe inovacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Financave sot dhe nesër është nikoqir i delegacionit qeveritar bullgar të udhëhequr nga ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit, Daniell Lorer, i cili së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimi do të bashkëkryesojë me takimin e parë të Grupit Punues për ekonomi, tregti dhe inovacion.

Siç informojnë nga Ministria e Financave, në takimin në Shkup, Grupi Punues do të shqyrtojë mundësitë për tërheqjen e investimeve, mundësitë e inovacionit, financimin e projekteve, rritjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve, si dhe prioritetet për zhvillimin e rajonit, fushat në të cilat duhet të zhvillojnë projekte të përbashkëta dhe të ngjashme.

Para pjesëmarrësve do të prezantohet Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike me rishikim të instrumenteve financiare, programet strategjike për inovacion, politikën industriale dhe konkurrencën, prezantime mbi punën e fondeve për inovacion dhe zhvillim teknologjik të dy vendeve, punën e këshillit kombëtar start-ap, si dhe Programet e punës dhe mundësitë e ofruara nga bankat zhvillimore të dy vendeve, Agjencia ekzekutive për promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Bullgaria dhe Agjencia për promovimin e sipërmarrjes së Maqedonisë së Veriut, si dhe programet e zhvillimit rural të të dy vendeve”, kumtoi Ministria e Financave.

Në takimin në Shkup përveç Besimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Kreshnik Bekteshi dhe Lupço Nikolovski, si dhe drejtorët e Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut Kire Naumov, të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Festim Halili, Agjencia për Investime të Huaja, Bekim Emini.

Advertisement

Në përbërje të delegacionit bullgare që do të marrë pjesë në takim, përveç ministrit Lorer, do të jenë edhe zëvendësministrat e Financave dhe Bujqësisë, Andrei Cekov dhe Atanas Dobrev, drejtorët e Agjencisë ekzekutive për promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bankës bullgare për zhvillim , Bojko Takov dhe Valentin Mihov, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Grupi punues ndërqeveritar u krijua javën e kaluar në Sofje gjatë seancës së qeverive të dy vendeve, në të cilën u përcaktuan prioritetet për punë dhe dinamika e mbajtjes së takimeve, sipas të cilave do të takohet një herë në muaj.

Aktivitetet e Grupit të Punës do të synojnë përforcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve, inovacionit dhe financave, paraqitje të përbashkët në programet dhe fondet e BE-së, si dhe bashkëpunimin me odat ekonomike

The post Sot dhe nesër mbahet takimi i parë i grupit punues maqedono-bullgar për ekonomi, tregti dhe inovacion appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy