Sot, në Këshillin e Prokurorëve Publike, prokurorët e sapo zgjedhur të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhanë betimin se do ta kryejnë funskionin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në shtet.

Prej sot, në ekipin e Vilma Ruskovskës janë Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov, të cilët ishin prokurorë të PSP-së, si dhe Natasha Pop Trajkova nga Prokuroria Themelore e Strumicës dhe Katerina Kolereviq nga PTHP Shkup.

Më herët betim dhanë edhe pesë emrat e rinj të zgjedhur në Prokurorinë e Lartë. Prokurorët e rinj në Prokurorinë e Lartë Publik janë Fatime Fetari, Naum Panovski, Sasho Rajçev, Burim Rustemi dhe Snezhana Bundallevska – Georgieva.

Ndryshe, Lençe Ristovska nuk u avancua në konkursin e njëjtë edhe pse burgosi me 12 vite burg Sasho Mijallkov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sot dhanë betimin prokurorët që do ta përforcojnë ekipin e Ruskovskës appeared first on Telegrafi.