Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.425 teste, ndërsa janë regjistruar 454 raste të reja me coronavirus.
Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-209, Kumanovë-45, Shtip – 22, Kavadar – 17 dhe Prilep 16.
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 308 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara 9 persona vdiqën: 5 të vdekur nga Shkupi (84, 79, 66, 62 dhe 57), 2 të vdekur nga Kumanova (63 dhe 30) dhe nga një person të vdekur nga Gostivari (64) dhe Kavadari (80).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 190.915, numri i pacientëve të shëruar është 172.179, numri i vdekjeve është 6,646, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.090./Telegrafi/
The post Sot 9 viktima dhe 454 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.