Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.210 teste, ndërsa janë regjistruar 444 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 187, Kumanovë – 37, Kriva Pallankë – 22, Shtip – 20, Veles dhe Kavadar nga 19, Manastir – 17, Tetova dhe Koçani nga 16, Prilep – 15, Ohër, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 9, Negotino dhe Resnjë nga 7, Berovë – 5, Sveti Nikollë – 4, Kërçovë, Radovish dhe Probishtip nga 3, Strugë, Dellçevë, Vallandovë, Kratovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 2, Vinicë, Pehçevë dhe Dojran nga 1.

Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 225 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSh njoftojn se sot janë regjistruar shtatë viktima nga coronavirusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Plotësisht sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 7 persona të vdekur me datë vdekje nga data 03.09.2021 deri më 24.10.2021. Janë regjistruar 2 persona të vdekur nga Strumica dhe një të vdekur nga Shkupi, Shtipi, Koçani, Tetova dhe Radovishi të moshës nga 49 deri në 78 vjeç, prej të cilëve 5 kanë ndërruar jetë në spital dhe 3 në shtëpi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 200.856, numri i të shëruarve është 187.374, numri i të vdekurve është 7.087, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.395./Telegrafi/

 

The post Sot 8 viktima dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";