Sot 7 viktima dhe 347 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.383 testime për coronavirus, ndërsa 347 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-157, Prilep – 35, Kavadar – 26, Ohër -19, Kumanovë – 14, Shtip dhe Negotinë – 13 secili, Tetovë – 12, Gjevgjeli – 10, Veles dhe Krushevo – nga 6, Manastir, Gostivar dhe Dellçevë – nga 5 secili, Strugë, Dibër , Kriva Palanka dhe Vinica – nga 3 secili, Resneni, Valandovo dhe Kratovo – nga 2 secili, Strumica, Kocani dhe Makedonska Kamenica – nga 1 secili.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 7 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 168 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.803, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, ndërsa 3.010 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve pozitive deri sot (17 shkurt) është 6.324./Telegrafi/

The post Sot 7 viktima dhe 347 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy