Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.466 testime për coronavirus, ndërsa 5 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej 5 rasteve të reja, 3 janë në Shkup dhe nga 1 në Tetovë dhe Kumanovë.
MSH informon se ka ndërruar jetë vetëm një pacient, i cili ka qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 8 pacientë të shëruar.
Advertisement
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.645, prej të cilëve 149.916 janë shëruar, ndërsa 5.478 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (23 qershor) është 251./Telegrafi/
The post Sot 5 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.