Sot 327 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.740 testime për coronavirus, ndërsa 327 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja 159 janë në Shkup, Kavadar – 25, Prilep – 24, Manastir – 17, Gjevgjeli – 13, Ohër – 12, Kumanovë – 9, Shën Nikollë – 8, Shtip – 7, Tetovë, Veles, Kriva Pallanka dhe Vallandovë – nga 5, Kërçovë dhe Resnjë – nga 4, Strumicë, Koçani, Negotinë dhe Krushevë – nga 3, Radovish, Bogdanci dhe Demir Hisar – nga 2, Gostivar, Struga, Dellçeva, Vinica, Probishtip, Kratovë dhe Makedonski Brod – nga 1.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe katër pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë nga periudha prej 27 nëntor deri 15 dhjetor 2021.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 325 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 220.794, prej të cilëve 207.563 janë shëruar, ndërsa 7.794 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (17 dhjetor) është 5.437./Telegrafi/

The post Sot 327 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy