Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 308 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas qyteteve: Shkup – 135, Ohër – 36, Kavadar – 18, Strugë – 15, Veles – 14, Prilep – 12, Manastir – 10, Kriva Pallankë – 7, Tetovë dhe Negotinë nga nga 6, Shtip – 5, Strumicë, Koçan, Dibër dhe Krushev nga 4, Kumanovë, Kërçovë dhe Gostivar nga 3, Sveti Nikollë, Gjevgjeli, Berovë, Probishtip, Vallandovë dhe Makedonski Brod – nga 2, Radovish, Vinic, Kratov, Bogdanci, Demir Kapi, Pehçev dhe Dojran nga 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 487.716 teste për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 97.101, numri i pacientëve të shëruar është 87.960, numri i vdekjeve është 2.998, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.143.
Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 2785, pason Kavadari 419, Ohri 360./Telegrafi/
The post Sot 308 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.