Sot 3 viktima, 10 raste të reja dhe 17 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.302 testime për coronavirus, ndërsa 10 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup dhe Kumanovë nga 2 raste, dhe nga 1 në Tetovë, Veles, Kavadar, Ohër, Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.655, prej të cilëve 149.933 janë shëruar, ndërsa 5.481 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 qershor) është 241./Telegrafi/

The post Sot 3 viktima, 10 raste të reja dhe 17 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy