Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.258 testime për coronavirus, ndërsa 284 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-152, Kavadar – 29, Prilep – 21, Koçani – 17, Shtip – 10, Negotinë – 7, Kumanovë dhe Ohër – nga 6, Tetovë dhe Gjevgjeli – 5 secili, Demir Kapija – 4, Gostivar dhe Strumica – 3 secili, Veles, Strugë, Shën Nikollë dhe Berovë – 2 secili, Kërçova, Kriva Pallanka, Dibra, Delçeva, Probishtipi, Vinica, Vallandova dhe Kratova – nga 1 secili qytet.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 21 pacientë, cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19, prej moshës 52 deri 93 vjeçare.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 449 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 112.930, prej të cilëve 98.122 janë shëruar, ndërsa 3.340./Telegrafi/

The post Sot 284 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.