Sot 22 viktima dhe 609 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 6.542 teste, ndërsa janë regjistruar 609 raste të reja me coronavirus.

Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-276, Kumanovë-50, Strumicë-36 dhe Shtip-21.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 347 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 22 persona të vdekur: 6 persona të vdekur nga Shkupi (65, 66, 73, 77, 78 dhe 81), 5 persona të vdekur nga Strumica (45, 52, 64, 71 dhe 82), nga 2 persona të vdekur nga Prilepi (51 dhe 82) dhe Struga (70 dhe 80) dhe nga një person të vdekur nga Tetova (54), Gostivari (64), Berova (72), Kavadari (54), Kumanova (46), Kriva Pallanka (72) dhe Dibra (65).

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 183.059, numri i pacientëve të shëruar është 163.417, numri i vdekjeve është 6.236, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.406./Telegrafi/

The post Sot 22 viktima dhe 609 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy