Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1074 teste për coronavirus, ndërsa 163 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre, 70 janë nga Shkupi, 25 nga Tetova, 2 nga Kumanova, 6 nga Dibra, 14 nga Shtipi, 2 nga Prilepi, 4 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 9 nga Ohri, 2 nga Kavadari, 11 nga Gostivari, 1 nga Strumica, 2 nga Kriva Pallanka, 3 nga Koçani, 4 nga Shën Nikolla dhe 4 nga Resnja.

MSH informon se janë regjistruar edhe tre viktima si pasojë e coronavirusit.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 40 pacientë të shëruar, prej tyre 6 nga Shkupi, 9 nga Tetova, 1 nga Kumanova, 16 nga Shtipi, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 2 nga Gostivari dhe nga një në Koçan dhe Resnjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 5758, prej të cilëve 2206 janë shëruar, ndërsa 268 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

The post Sot 163 raste të reja dhe tre viktima nga COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.