Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.016 teste, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19
Në Shkup – 15, Kumanovë – 4, Prilep, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Berovë dhe Vinicë nga 1.
Janë regjistruar 408 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Janë konfirmuar 16 persona të vdekur: 6 nga Shkupi (61, 65, 71, 74, 76 dhe 80), 2 persona nga Tetova (69 dhe 82) dhe nga 1 i vdekur nga Manastiri (85), Ohri (79), Kumanova (55), Kavadari (83), Gostivari (77), Kërçova (72), Radovishi (62) dhe Dellçeva (72).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.051, numri i pacientëve të shëruar është 138.370, numri i vdekjeve është 5.109, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.572./Telegrafi/
The post Sot 16 viktima dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.