Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.748 teste, ndërsa janë regjistruar 766 raste me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 486 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara jan konfirmuar 12 viktima nga coronavirusi. 4 të vdekur nga Shkupi (63, 65, 80 dhe 81), 2 të vdekur nga Manastiri (80 dhe 82) dhe nga një i vdekur nga Ohri (58), Gjevgjelia (72) , Kavadari (67), Kriva Pallanka (74), Koçani (48) dhe Demir Hisari (82).

Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe 3 viktima nga coronavirusi. Nga një i vdekur nga Shkupi, Gostivari dhe Dibra, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën 03.01 – 11.01.2022. Të vdekurit janë të moshës nga 62 deri në 75 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 245.398, numri i të shëruarve është 220.886, numri i të vdekurve është 8.115, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 16.397./Telegrafi/

The post Sot 12 viktima dhe 766 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.