
Për shkak të mbajtjes së ndeshjes miqësore ndërkombëtare të futbollit për bamirësi Vardar – Cërvena Zvezda sonte prej orës 20 në Shkup do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit.
Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit në rrugët rreth arenës “Todor Proeski”.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat të cilët do t’i japin nëpunësit e policisë.
The post Sonte regjim i veçantë komunikacioni në disa rrugë në Shkup appeared first on Telegrafi.
Advertisement