Komunikacioni në aksin rrugor R-2133 Kumanovë – Llopatë nga sonte në orën 22:00 deri nesër në orën 5:00 të mëngjesit do të jetë në ndërprerje të plotë për shkak të punëve ndërtimore që po i kryen kompania ndërtimore “Shtrabat”, pas së cilës do të lëshohet në përdorim, njofton LAMM.

Nga atje theksojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post Sonte në ndërprerje komunikacioni në aksin rrugor Kumanovë – Llopatë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";