Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.
Kërkojmë mendimin tuaj për kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, i cila dy mandate ka udhëhequr në këtë qytet. Për herë të parë ajo fitoi besimin e shumicës së qytetarëve të Tetovës, në zgjedhjet e vitit 2013.
Ajo u zgjodh zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane në korrik të vitit 2011. Teuta Arifi ka sfond të gjërë politik pasi ishte edhe gruaja e parë shqiptare që u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vitin 2002. Ajo në vazhdimësi u rizgjodh si anëtare e Kuvendit në vitin 2006, 2008 dhe 2011.
Si anëtare e Kuvendit ajo kreu një sërë detyrash të rëndësishme, përfshirë këtu edhe funksionin e Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Kryetares së Komisionit për Kulturë dhe anëtares së Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, shef i Delegacionit të Kuvendit në NATO. Ajo gjithashtu mban pozitën e nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Faleminderit për votimin.
The post Sondazh: A e meriton edhe një mandat kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi? appeared first on Telegrafi.