Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.
Kërkojmë mendimin tuaj për kryetarin e Komunës së Tearcës, Isen Asani, i cili në krye të kësaj komune fillimisht është zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2009.
Ai ka qenë udhëheqës i Bashkësisë lokale të fshatit Dobroshte dhe drejtor i Shoqatës së pavarur të fermerëve për zhvillimin e bujqësisë si dhe kryetar i Komitetit të pavarur të ujit. Aktualisht është në mandatin e tij të tretë si kryetar komune në Tearcë.
A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani?
PO
JO
Faleminderit për votimin.
The post Sondazh: A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani? appeared first on Telegrafi.