Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.
Kërkojmë mendimin tuaj për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili mandatin e fundit si kryetar i Strugës e ka marrë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, nga partia BDI. Ramiz Merko nga viti 2003 – 2005 ka qenë udhëheqës i njësisë së Fondit për Shëndetësi dhe Sigurim, dega në Strugë.
Më pas prej vitit 2005 deri në vitin 2013 ka qenë kryetar i Strugës. Në vitet 2014 – 2016 ka qenë deputet në Kuvendin e RMV-së, nga radhët e BDI-së.
Po ashtu ka qenë ministër pa resor në Qeverinë e RMV-së, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, prej 31.05.2017 deri 31.10.2017.
A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko?
PO
JO
Faleminderit për votimin.
The post Sondazh: A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko? appeared first on Telegrafi.