Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.
Kërkojmë mendimin tuaj për kryetarin e Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili në dhjetor të vitit 2017, u zgjodh këshilltar në Këshillin e Komunës së Dibrës, nga radhët e BDI-së.
Ndërsa më 31.01.2019 me vendim të këshillit komunal, u zgjodh ushtrues-detyre kryetar i Komunës së Dibrës, pasi kryetari i atëhershëm Ruzhdi Lata, ndërroi jetë. Në prill të vitit 2019 u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme në Dibër, ndërsa Duka fitoi shumicën e votave, ku si kundër-kandidat kishte Arben Agollin që u përkrah nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Faleminderit për votimin.
The post Sondazh: A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka? appeared first on Telegrafi.