Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.
Kërkojmë mendimin tuaj për kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2017 mori besimin e shumicës së qytetarëve të Çairit, duke garuar si kandidat i BDI-së.
Ganiu në vitin 2002 u zgjodh si kryetar i parë i Forumit Rinor të BDI-së në degën e Çairit, ndërsa pastaj u zgjodh edhe anëtar i kryesisë qendrore të po kësaj partie.
Visar Ganiu, ushtroi detyrën e zëvendës ministrit të Arsimit dhe Shkencës deri në momentin kur e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit.
Faleminderit për votimin.
The post Sondazh: A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu? appeared first on Telegrafi.