I dërguari special i qeverisë maqedonase për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet autoriteteve të Shkupit dhe Sofjes, Vllado Buçkovski shpreson se do të këtë rezultate pas takimit të kryeministrit të ri maqedonas Dimitar Kovaçevski me homologun e tij bullgar Kiril Petkov, i parashikuar për ne mesin e muajit Janar.

Ish kryeministri maqedonas shpreson se Bullgaria do ta heqë veton në muajt e ardhshëm bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut për negociatat me BE-në.

Koha e punës së grupeve të përbashkëta do të jetë e mbushur me takime intensive sipas Buckovskit ndaj afati për të pritur rezultate konkrete mund të shkurtohet. Kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov u shfaq entuziast natën e ndërrimit të viteve duke zgjedhur një fushë shahu dhe një shahist të vogël për t’i uruar bashkëqytetarët e tij.

Duke përkujtuar faktin se Bullgaria hyri në vitin 2022 dhe filloi viti i 15-të si anëtare me te drejta te plota te Bashkimit Evropian Petkov theksoi se vendi i tij do të luajë një rol më aktiv dhe më konstruktiv.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka shpallur afatin gjashte mujor për një zgjidhje të përshpejtuar të çështjeve mes Sofjes dhe Shkupit. Sofja këmbëngul që Republika e Maqedonisë Veriore të përfshijë bullgarët në Kushtetutë për të garantuar të drejtat e tyre.

The post Sofja me sinjale pozitive për kompromis me Shkupin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";