Sofja distancohet nga video e Xhambaskit: Bullgaria nuk ka pretendime territoriale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sofja distancohet nga video e Xhambaskit: Bullgaria nuk ka pretendime territoriale

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e ka vlerësuar si joadekuate videon e eurodeputetit bullgar Angell Xhambaski, për të cilën dje Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dërgoi notë proteste.

Nga MPJ e Bullgarisë thonë se mesazhet e videos së Xhambaskit, nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Bullgarisë.

“Mesazhet në video, nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Bullgarisë. Bullgaria nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve tjera”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Bullgarisë.


MPJ e Maqedonisë së Veriut dërgon notë proteste MPJ-së së Bullgarisë

Advertisement

Ata shtojnë se videoja e Xhambaskit ka ardhur pas heshtjes tre-ditore të Qeverisë së RMV-së, në lidhje me botimet e OJQ-së sllovene “Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit”.

Ndryshe, MPJ e Maqedonisë njoftoi se për rastin e videos së Xhambaskit, do t’i njoftojë edhe institucionet në BE./Telegrafi/

Advertisement

The post Sofja distancohet nga video e Xhambaskit: Bullgaria nuk ka pretendime territoriale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy