Partia e Socialistëve Evropianë (PSE) përshëndeti sot marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re, të publikuar dje nga LSDM dhe BDI, sipas së cilës Zaev do të jetë kryeministër për të gjithë mandatin duke ia dorëzuar postin stafit të BDI-së 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme.

“Ky është një moment i shkëlqyeshëm për Maqedoninë e Veriut. Nën udhëheqjen e vazhdueshme të Zoran Zaev, vendi tani mund të vazhdojë në rrugën e saj demokratike, evropiane.

Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur dhe shpresojmë për përparim të shpejtë, në mënyrë që qeveria e re e udhëhequr nga Zoran Zaev të miratohet nga Kuvendi dhe të mund të fillojë me punë”, tha kryetari i PSE Sergei Stanishev./Telegrafi/

The post Socialistët Evropian: Nën udhëheqjen e Zaevit vendi do të vazhdojë drejt rrugës demokratike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";