Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe reagoi në lidhje me deklaratën e OBRM-PDUKM-së e cila parashtroi pyetje se kryetar i cilës parti politike është Arben Taravari.

“Atyre u themi se Arben Taravari është kryetar i Aleancës për Shqiptarët, si subjekt autonom i dalë nga populli shqiptar dhe i ndërtuar qysh nga dita e parë mbi parimin e shbërjes së logjikës së vasalitetit me të cilën ka qeverisur OBRM-PDUKM”, shprehet Snopçe.

Ai shtoi se Taravari është kryetar i po asaj partie e cila ishte forca vendimtare për rrëzimin e regjimit të Gruevskit në kulmin e pushtetit të tij, sepse, siç shprehet Snopçe, ASH udhëhiqet çdoherë vetëm nga interesi i shqiptarëve dhe shtetit.

The post Snopçe: Taravari është kryetari i asaj partie që rrëzoi OBRM-PDUKM dhe Gruevskin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";