
Deputeti nga Aleanca per Shqiptaret – koalicioni VLEN, në Kuvend foli për interpelancën e iniciuar për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Ai, thuhet në kumtesë, tha se fillimisht duhen faktet pastaj vijnë konstatimet dhe e natyrshme është që ne si deputetë e kemi për obligim ta kthejmë besimin në gjyqësi.
“Ne dëshirojmë ta ç’mbështjellim atë mbështjelljen disfatiste të ndjesisë së qytetarëve se gjyqësori nuk mund të funksionojë. Si deputet kemi obligim të kontribojmë në funksionalitetin e sistemit gjyqësor dhe kthimit të besimit që për momentin është vetëm dy për qind.Ne kemi për obligim të bëjmë konstatimin e fakteve. Ato thonë se kemi sistem të dështuar dhe të kapur gjyqësor”, tha Snopçe.
Ai tutje shtoi se është e patjetërsueshme të konstatohet gjendja që pastaj të merren masat apo veprimet.
“Kjo është njësoj nëse nuk konstatojmë se shtëpisë i janë prishur themelet dhe si pasojë do vijë dita që me habi do të shohim se si shtëpia po shembet. Edhe me sistemin gjyqësor është e njëjta. Nëse nuk e bëjmë konstatimin e situatës me qëllim të ndërrmarjes së hapave për ta përmirsuar, atëherë si deputet do të kishim kontribuar në shembjen totale të këtij sistemi”, përfundoi Snopçe.
The post Snopçe: Ne kemi për obligim ta kthejmë besimim në gjyqësi appeared first on Telegrafi.