Deputeti i VLEN-it Halil Snopçe sot ka mbështetur vendimin e deputetes Ilire Dauti e cila refuzoi që ligji për branitellat të vendoset në rend të ditës

“Këtë propozim normalisht e konsiderojmë si grup parlamentar i VLEN, si një provokim të ardhur nga LSDM”, tha Halil Snopçe, i cili sot mbështeti kryetaren e Komisionit për Çështje Sociale, Ilire Dauti, e cila refuzoi që ligji për branitellat të vendoset në rend të ditës.

Snopçe tha se një ligj i këtillë duhet të përfshijë edhe ish-ushtarët e UÇK-së.

“Nëse sjellim një ligj të këtillë, duhet të inkorporojmë të gjithë, kur them të gjithë, përveç pjesëtarët e forcave shtetërore, aty duhet të inkorporohen edhe ish-ushtarët e UÇK-së, pa diskutim”, tha mes tjerash Sopçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Snopçe: Ligji për branitellat është provokim, duhet të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së appeared first on Telegrafi.