Deputeti nga radhët e Alternativës, Skender Rexhepi njoftoi se pas vendimit që partia e tij i bashkohet shumicës, nesër do të tërhiqet nga posti i koordinatorit të grupit kuvendar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Sipas Rexhepit, partia e Alternativës në Kuvend do të vazhdojë sipas marrëveshjes për shumicë parlamentare.

“Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA. Veprimi jonë si deputetë të Alternativës do të vendoset konform marrëveshjes së re për shumicë parlametare”, shkruan Rexhepi.

Ai shpreh respekt për të gjithë deputetët e ish-koalicionit për bashkëpunimin e deritashëm./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Skender Rexhepi: Nesër tërhiqem nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar ASh-AAA appeared first on Telegrafi.