Skandalet në librat shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur. I radhës është ai me librin e Gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit.

Në njërin paragraf thuhet se shqiptarët e Maqedonisë janë kryesisht popullsi maqedonase, e që sipas këtij libri janë shqiptarizuar gjatë sundimit turk dhe me pranimin e fesë islame.

“Prej shqiptareve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjate periudhës se sundimit turk e kane pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis qe ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”, thuhet në librin e gjeografisë në faqen 99.

Autor të këtij libri janë: Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski. Ndërsa kryeredaktore e botimit origjinal është Eli Makazlieva. Libri është botuar në vitin 2015.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për momentin akoma nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për këtë libër. Ndërsa theksojmë që në Kuvend ka nisur debati për propozim-ligjin e ri për arsimin e mesëm dhe fillor, i cili sipas Qeverisë, parasheh reforma në arsim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Skandal në librin e gjeografisë: Thuhet se shqiptarët janë maqedonas appeared first on Telegrafi.