Skadojnë masat kufizuese, nga gjendja epidemiologjike do të vendosen masat e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Masat ekzistuese për kufizim të lëvizjes dhe masat e tjera për zbatim të mbrojtjes personale për parandalim të përhapjes së Kovid-19 skadojnë nesër, ndërsa pritet që Komisioni për sëmundje ngjitëse ta analizojë gjendjen epidemiologjike, pas çka do të vendoset nëse do të ketë masa të reja gjatë festës së ardhshme të Pashkëve.

Në rast të konfirmimit të trendit të rënies së numrit të të infektuarve dhe numrit të hospitalizuarve, siç ishte paralajmëruar javën e kaluar, Shtabi I krizës do të shqyrtojë opsionin për hapje të objekteve hotelierike për vizitorë në pjesën e hapur të objektit, përkatësisht në verandat verore, kopshte. Në periudhë prej 27 prillit deri më 15 maj 2021, ndalesa për lëvizje në vend se prej orës 20:00 të jetë prej orës 21:00 deri në orën 5:00 të ditës së nesërme, të lejohet organizim I trajnimeve sportive nga ana e qendrave të fitnesit/klubeve në ambiente të hapura, në vend të sallës së mbyllur sportive, si dhe masa të tjera varësisht nga rrjedhat epidemiologjike në shtet.

Nga Shtabi I krizës javën e kaluar theksuan se propozim-masat e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtohen vetëm nëse ruhen trendet e rënies së numrave të rasteve të reja dhe të personave të hospitalizuar, për çka kyçe është respektimi I masave mbrojtëse nga Kovid-19 dhe protokollet aktive për funksionim në kushte të Kovid-19.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjendja me epideminë po shënon trend në rritje, ndërsa masat dhanë rezultat.

Advertisement

“Megjithatë, përvoja na tregoi se ajo shumë shpejtë mund të destabilizohet nëse nuk respektohen masat. Para nesh janë festat, ditët e lira dhe moti i mirë. T’I shfrytëzojmë me përgjegjësi, të mos grupohemi dhe të mos I shkelim masat për mbrojtje”, kumtoi dje Filipçe në profilin e tij në Facebook.

Ka, theksoi ministri, shumë mënyra të kalojmë kohë cilësore në rrethin e familjes dhe më të afërmve, ndërkaq të mbetemi të mbrojtur nga virusi.

“Nga java tjetër arrijnë sasi më të mëdha të vaksinave dhe do t’i rrisim kapacitetet për vaksinim në maksimum. Ju bind se shpejtë dhe në mënyrë efikase do të vaksinojmë me qëllim që qytetarët sa më shpejtë të përfitojnë imunitet. Prej jush kërkoj vetëm respektim të masave të caktuara qartë të cilat do të na mbrojnë nga ndonjë valë e mundshme e re pas festive”, shkroi Filipçe.

Ministri Filipçe të premten deklaroi se 200 000 doza të vaksinës “Sinofarm” duhet të arrijnë rreth 28 prillit.

Advertisement

“Morëm listë nga kompania Fajzer me të cilën na u prezantua orari me të cilin do të arrijnë sasitë e tjera në maj. Çdo të hënë mes 5000 dhe 7000 vaksina, rreth 26 000 janë paraparë të arrijnë gjatë tërë muajit dhe ajo do të jetë një sasi të cilën do ta planifikojmë si do të distribuohet në mbarë shtetin”, theksoi Filipçe.

Deri më tani janë vaksinuar 44 974 qytetarë, ndërsa për vaksinim janë paraqitur 192 459 qytetarë. Pritet imunizimi më intensivisht të vazhdojë të zbatohet pas festës së Pashkëve.

Sipas të dhënave të publikuara dje të Institutit për shëndet publik, janë regjistruar 314 raste të reja me Kovid-19, 27 të vdekur dhe 557 pacientë të shëruar. Numri I rasteve aktive në vend është 16858, prej të cilëve 7597 janë në Shkup.

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet e tjera po mjekohen 1507 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus prej të cilëve 587 pacientë në Shkup.

Advertisement

The post Skadojnë masat kufizuese, nga gjendja epidemiologjike do të vendosen masat e reja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy