Kryetari i Shkupit nuk do të ndërmarrë masa të reja kundër ndotjes së ajrit. Shilegov thotë se deri më tani janë miratuar 27 masa që kanë ndihmuar në uljen e ndotjes. Sipas tij, ndotja e ajrit është brenda kufirit, edhe pse në orët e natës në disa lagje të caktuara siç është Lisiçe maten deri 150 mikrogramë të grimcave PM 10 në ajër, që është tre herë mbi kufirin e lejuar.
Nuk ka asnjë qytet në Evropë që u jep qytetarëve të saj subvencion 100% për 5000 kondicionerë inverter. Nuk ka qytet në Evropë. Vetëm Qyteti i Shkupit dhe tre qytetet e tjera që me donacion kemi marrë nga ELEM dhe Qeveria e RMV e bëmë këtë”-tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Sipas Shilegovit, për uljen e ndotjes së ajrit, ndikon edhe numri i rritur i autobusëve.
“Deri para pak kohe, 140 automjete ishin të lëshuara në linjë çdo ditë, kur hyri në fuqi rekomandimi i fundit, pjesë e transportit publik për çdo ditë janë 190 automjete. Numri i automjeteve është rritur në disa linja (5, 15, 24, 57, 58, 63, 65 dhe linja të tjera periferike). Regjimi i transportit nuk është bërë paushall, por bazuar në sistemi elektronik të pagesës. “
Ndërsa autoritetet janë të njëzëshëm se masat për luftën kundër ndotjes së ajrit japin rezultate, ambientalistët thonë se nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur problemin e ndotjes.
The post S’ka masa të reja kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.