Numër alarmant i kafshimeve në Kërçovë nga qentë endacakë. Numrat flasin se gati çdo ditë dikush ka përjetuar sulm nga qentë, duke mos përfshirë këtu numrin e personave të kafshuar që nuk janë paraqitur në organet e rendit.
Nga SPB-Ohër thonë se në Kërçovë nga 1 janari e deri më 19 qershor në zonën e Kërçovës janë regjistruar 127 incidente të sulmeve dhe kafshimeve nga qentë endacak, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë kur ishin 121 denoncime.
Qytetarët janë të tmerruar. Secilin që e pyet, mund të tregojë histori sulm nga qentë endacak. E Kjo situatë është më e rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit të cilët nuk mund të mbrohen.
“Ja këtu, kam një lëndim të vogël, këtu pas. Po e paraqita vendin dhe gjithçka, isha në spital. Po duhet të marr dëmshpërblim”.
“Ka shumë atje në qendër, po shihen tek rreth rrotullimi ku qëndrojnë tek parku, atje ka shumë edhe tek shtëpia e kulturës atje i ke të gjithë”.
“Kanë kafshuar si jo, ata janë qen, nuk janë njerëz. (NGJITJE) Duhet të zhduken ata, çfarë tjetër, nuk ke çfarë ju bënë tjetër ose të mblidhen dhe të jenë në një vend”.
“Qentë duhet të zhduken, më shumë janë të mbrojtur qentë se sa qytetarët. Të shkoni tani atje nga lagjja ku ka qenë njerëzit mbajnë dru për tu mbrojtur nga qentë”.
E një qytetar tjetër thotë se qentë nuk kanë faj, sepse edhe ata janë të frikësuar andaj i sulmojnë qytetarët.
“Ajo që qentë kafshojnë më shumë është se edhe vetë qentë po frikësohen nga njerëzit. Nuk e arsyetoj kafshimin në njerëz, fëmijë, gra, por me të vërtetë edhe qentë janë të frikësuar dhe për këtë shkak i sulmojnë njerëzit”
Kjo problematikë është më e vogël në Ohër dhe në Strugë. Për këtë periudhë të vitit, nga janari deri në qershor në Ohër janë evidentuar 5 raste të sulmeve, ndërsa në Strugë 26 raste për 5 muaj e gjysmë./TV21/
The post Situatë alarmante me kafshimet e qenve në Kërçovë, për 170 ditë 127 persona janë sulmuar nga qentë endacakë appeared first on Telegrafi.