Në 24 orët e fundit, në territorin e shtetit kanë shpërthyer 38 zjarre, prej të cilave 24 janë shuar plotësisht, 5 janë nën kontroll, ndërsa 9 ende janë aktive, në Jasen, Pehçevë, Koçan, zjarri në të dy anët e Galiçicës, afër fshatit Zajaz, afër fshatit Vërben dhe afër Novacit.
Situata me zjarret është ende alarmante, pasi thuajse çdo ditë shfaqen vatra të reja.
Sipas drejtorit të QMK-së, Stojançe Angellov, disa nga këto zjarre janë shkaktuar me dashje apo pa dashje nga faktor njerëzor.
Para së gjithash, ka njerëz që djegin kashtë pa e siguruar zonën dhe pa e kontrolluar atë. Siç thotë ai, duhet të ketë dënime të rënda për këdo që vë zjarr me dashje.
Advertisement
The post Situata me zjarret në RMV ngelet alarmante appeared first on Telegrafi.