Sindroma e syrit të thatë ose sindroma e shikimit në kompjuter

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Syri i thatë është një patologji kronike e karakterizuar nga një sasi e pamjaftueshme lotësh ose përkeqësim i cilësisë së tyre, gjë që shkakton inflamacion të sipërfaqes së syrit. Lotët janë të nevojshëm për të lubrifikuar sipërfaqen e syrit, për të siguruar lëndë ushqyese dhe për ti mbrojtur sytë ndaj infeksionit.

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Syri i thatë është një sëmundje multifaktoriale, që do të thotë se mund të ekzistojnë shumë faktorë shkaktues. Shkaku më i zakonshëm është çrregullimi hormonal që çon në funksionimin e dobët të gjëndrave të lotit dhe reduktimin e sekretimit të lotëve. Syri i thatë mund të jetë pasojë sekondare e disa sëmundjeve sistemike, veçanërisht sëmundjeve autoimune si: artriti reumatoid dhe lupus eritematoz sistemik.

Advertisement

Simptomat e syrit të thatë mund të përfshijnë: siklet, thumbim, djegie, thatësi, madje edhe shikim të paqartë dhe mprehtësi vizuale të luhatshme. Këto simptoma zakonisht përkeqësohen kur pacienti e përqendron shikimin e tij vazhdimisht në një pikë pa lëvizur qepallat ose kalon një kohë të gjatë në mjedise me lagështi të ulët ose me erë.

Parandalimi

Disa faktorë rreziku që shkaktojnë syrin e thatë mund të parandalohen. Të tilla janë: qëndrimi i tepërt para kompjuterit dhe pajisjeve elektronike dhe mbajtja e papërshtatshme e lenteve të kontaktit.

Advertisement

Në rastin e parë, nëse nuk mund ta shmangni përdorimin e kompjuterit vazhdimisht për orë të tëra, duhet të shmangni fokusimin e shikimit në një pikë, duhet të përplasni shpesh qepallat gjatë leximit dhe duhet të pushoni për 5 minuta çdo orë për të shmangur zhvillimin e sindromit të syrit të thatë që quhet edhe sindroma e shikimit në kompjuter.

Trajtimi

Syri i thatë është një sëmundje kronike për të cilën nuk ka kurë specifike. Trajtimi synon lehtësimin e simptomave, si dhe parandalimin dhe trajtimin e lezioneve në sipërfaqen e syrit të shkaktuara nga thatësia. Trajtimi konsiston në:

Advertisement

– Përdorimi i lotëve artificialë për të lubrifikuar sipërfaqen e syrit. Lotët artificialë përdoren, mundësisht pa konservues, në pika për sy, xhel ose pomadë. Në raste të rënda, përdorimi i produkteve të gjakut të vetë pacientit në pikat e syve është një opsion.
– Përdorimi i pikave anti-inflamatore të syve redukton inflamacionin e sipërfaqes së syrit të shkaktuar nga thatësia. Përdorimi i këtij lloji të ilacit duhet të kontrollohet rreptësisht nga mjeku oftalmolog/ okulist, pasi mund të shfaqen efekte anësore si rritja e presionit intraokular.
– Përdorni syze që mbulojnë plotësisht/mirë sytë. Kjo do të ndihmojë për të shmangur avullimin/tharjen e lotëve ekzistues nga sipërfaqja e syrit.
– Përmirësimi dhe stimulimi i funksionit të gjëndrave të lotit, lejon rritjen e shtresës lipidike, e cila çon në reduktimin e tharjes së lotëve. Për të arritur këtë qëllim, përdoret ngrohja e lokalizuar në qepallat e poshtme, masazhi i qepallave dhe pastrimi i skajeve të qepallave. Gjithashtu, rritja e marrjes së Omega-3 në dietën e përditshme ndihmon në përmirësimin e përbërjes së lotëve.
– Përmirësoni cilësinë e ajrit në mjedisin ku qëndroni duke rritur lagështinë e ajrit
– Shmangni fiksimin e shpeshtë të shikimit në një vend. Levizni qepallat e syve të paktën 12-15 herë në një minutë.

Çmimi promocional për ekzaminimin specialistik te syve është 1710 denarë dhe vlen deri më 30.11.2024

Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484

 

Advertisement

The post Sindroma e syrit të thatë ose sindroma e shikimit në kompjuter appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy