Sindikatat dhe Qeveria kanë arritur sot marrëveshje për rritjen e pagave dhe për metodologjinë e rritjes së pagave në sektorin publik.
Pagat në sektorin publik nga 1 shtatori do të rriten për 10 për qind, ndërsa të punësuarit do të marrin edhe K-15.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se është arritur marrëveshje për nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe për të gjitha ato çështje kontestuese që janë diskutuar me përfaqësuesit e sindikatës me muaj të tërë.
“Ramë dakord që metodologjia e re për llogaritjen e pagave për punonjësit në sektorin publik të fillojë nga marsi i vitit 2025. Me pagën e shtatorit në vitin 2023 do të ketë rritje në përqindje të pagave në sektorin publik, K-15 deri në fund të dhjetorit 2023 në vlerë prej 10.000 denarë, ndërsa në kontratën e përgjithshme kolektive do të ketë dispozitë për pagesën e K-15 nga viti 2024 të jetë së paku 30 për qind e pagës mesatare në vitin e kaluar”, njofton Trençevska në një deklaratë për media pas takimit./Telegrafi/
The post Sindikatat dhe Qeveria e RMV-së arrijnë marrëveshje, nga shtatori pagat në sektorin publik do të rriten për 10% appeared first on Telegrafi.