Sindikata vazhdon protestën para institucioneve, kërkojnë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të drejtësisë dhe shoqatave të qytetarëve, para Ministrisë së Financave dorëzuan kërkesën për takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, për të shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive dhe miratimin e shtesave për pagat në masën 30 % për nëpunësit e disa ministrive dhe institucioneve shtetërore.

“Kërkon 30 % nga Qeveria? Nuk kërkoj unë, kërkon Ministria e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, pra të punësuarit”, tha një protestues.

“Na përvetësoni”, kjo është një porosi interesante, a mund të komentoni çfarë do të thotë kjo? Atë që edhe ne duam të kemi privilegjet të cilat i ka edhe Ministria e Financave, nuk mund të diskriminohet një institucion në krahasim me tjetrën”, u shpreh një protestuese.

Sipas kryetarit të sindikatës, Tërpe Daenoski, nëse nuk arrihet marrëveshje pas kërkesës së dorëzuar atëherë do të vazhdojnë protestën.

Advertisement

Nga që dialogu nuk bëhet me kumtesa të Qeverisë dhe nëpërmjet mediave, “SPOGJ” sot dorëzoi kërkesë formale deri tek kryeministri ku kërkojmë vazhdimin e dialogut i cili ishte ndërpre nga Ministria e Financave kur edhe i refuzoi të gjitha kërkesat e këtyre institucioneve dhe të punësuarve të cilët sot janë këtu”, deklaroi Tërpe Daenoski – Kryetar i Sindikatës së “SPOGJ”.

Nga LSDM-ja akuzojnë pushtetin duke thënë se edhe pse Qeveria ka buxhetin më të madh në histori prej 6 miliardë eurosh nuk i rrit pagat e punonjësve të sektorit shtetëror.

Për çfarë është ky buxhet prej 6 miliardë eurosh nëse jo për të mbështetur qytetarët dhe punëtorët? Natyrisht për të pasuruar zyrtarët në pushtet, për rrogat e tyre, për makinat, mobiliet, për ta bërë qeverinë më luksoze dhe për të kënaqur interesat e elitës. Kemi buxhet për rehatinë e qeverisë por jo për paga më të larta për punëtorët”, deklaroi Jovanka Trençevska, LSDM.

Prej 14 janarit, nëpunësit e administratave të Drejtësisë, Mjedisit, Kulturës, Ekonomisë dhe Punës, Transportit dhe Transformimit Digjital, si dhe Entit Shtetëror të Statistikave protestojnë për shkak të mosmiratimit të rritjes së shtesave në paga, kërkesë për të cilën nëpunësit, ngrenë zërin tash më e sa vite me radhë./Alsat/

Advertisement

The post Sindikata vazhdon protestën para institucioneve, kërkojnë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy