Sindikata kërkon rritjen e rrogave për 20% për policët dhe masa mbrojtëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e Policisë së Maqedonisë së Veriut ka kërkuar masa për mbrojtjen e policëve si dhe rritjen e rrogave të tyre për 20% për muajt mars dhe prill.

Sindikata i ka bërë thirrje ministrit të brendshëm, Naqe Çulev që menjëherë të ndërmerren masa të forta dhe aktivitete për mbrojtjen e policëve në terren, pasi që së fundi edhe disa prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirusin.
Më tej kërkohet që edhe policët duhet të marrin rrogë më të lartë për 20% për muajt mars dhe prill, pasi që ata gjatë kësaj periudhe të pandemisë po qëndrojnë krah për krah me punonjësit e shëndetësisë. (INA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy